Sherri në Elbasan, Boçi: Gjergj Luca më tha se do të më mbushte barkun me plumba

Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi është përplasur paraditen e së enjtes fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca. Në një bisedë  në “Radari Informativ”, Boçi shpjegoi sesi nisi përplasja fillimisht verbalisht e më pas edhe në dhunë fizike.

Ai tregon: “Isha i ftuar në një takim me banorë të zonës. Pasi mbarova takimin, dola dhe duke biseduar, shfaqet Luca nga një hyrje anësore e fillon të provokojë. Bëri sharje banale, që morën reagimin tim. Ai u afrua dhe unë qëndrova i qetë.”

Më tej, Boçi rrëfeu se biznesmeni Luca tentoi ta godiste, por ai u shmang e më pas u detyrua që të vetmbrohej. Po ashtu, kandidati i PD për deputet në Elbasan tha se Gjergj Luca e kërcënoi edhe me jetë.

Tentoi të më godiste, dhe jam shmangur, e u vetëmbrojta. Zgjati pak minuta. Personi që më shoqëronte nuk lejoi që përplasja të ishte më i thellë. Më ka kërcënuar për jetën. Në mënyrë më banditeske të mundshme, me atë fjalorin e rrugës që Rama e ka përzemër.”

Por si e kërcënoi konkretisht me jetë biznesmeni?

Boçi tregon: “Ky gangsteri i famshëm do të më mbushte barkun me plumba. Me banditë jemi gati të bëjmë përballje. Janë të dëshpëruar e të trembur.”

Mes Boçit dhe biznesmentit Luca nuk ka pasur përballje të mëparshme dhe as njohje të afërta. Por mesa duket, sipas versionit të thënë nga Luçiano në ABC, përkrahja që ai u ka bërë banorëve e ka bezdisur Lucën.

Ngjarja paraprake

Çfarë thotë shkenca për rreziqet e vaksinës së AstraZenecas?

Ngjarja e ardhëshme

Edhe përkundër kërcënimeve, zv drejtori Rustemi nuk e përfillë aspak Mojsovskin!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian