Sherr mes skuadrave, FFK dënon trajnerin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka pezulluar për dy ndeshje trajnerin e Drenicës, Bledar Devolli. Tekniku gjirokastrit pretendohet se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë njërin prej futbollistëve të Besës në ndeshjen e 20 shkurtit Drenica-Besa.

Ndeshja në fjalë degradoi në ofendime dhe përplasje mes kampeve kundërshtarë. Edhe klubi i Drenicës është penalizuar nga FFK-ja duke u gjobitur me 1 mijë euro për dështim të përmbushjes së detyrës të organizimit të sfidës me Besën.

Asistenti i trajnerit Devolli, Skënder Mustafa është përjashtuar me 3 ndeshje për shkelje disiplinore në ndeshjen ndaj Besës.

Trajneri Devolli këmbënguli se nuk ka ofenduar apo sulmuar asnjërin prej lojtarëve të Besës.

Ngjarja paraprake

Ish- kreu i LSI do ti bashkohet Bindjes Demokratike? Mbështet publikisht kandidatin Murataj për Elbasanin

Ngjarja e ardhëshme

Josa kritika Kukësit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian