Sherr me vëllain për një kanal/ Flet vajza e Enver Lloçit: Policët thoshin le të vdesë, babi në gjendje të rëndë

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në familjen Lloçi. Enver Lloçi është në gjendje të rëndë dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë pas sherrit me vëllain e tij, Muharremin dhe Bujarin, nipin e tij.

Sherri ka nisur për pastrimin e një kanali në shtëpi dhe ka agravuar në sherr. Familja e Enverit pretendon se është goditur me kazmë nga Bujari, ndërsa Muharremi më pas e ka rrahur me një shkop duke e lënë thuajse të vdekur.

Familja e Muharremit pretendon se sherri ka qenë vetëm mes tij dhe Enverit, ndërsa Bujari (djali) nuk ka marrë pjesë në sherr. Situata mbetet e paqarte, ndërsa kjo është përplasja e dytë mes palëve.

Kohë me pare Enveri ishte konfliktuar sërish me Muharremin dhe djalin e tij për një gomar.

E bija e Enver Lloçi, Lulzime Lloçi ka folur sot për emisionin “Shqipëria Live”, ku theksoi se i ati është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe mjekët nuk kanë dhënë asnjë shpresë që mund të mbijetojë.

“Bujari dhe Muharremi e kanë goditur babanë tim me kazmë dhe me hunj. Babai është në gjendje të rëndë të ushtaraku, mjekët nuk i japin shpresë. Erdhën policët, po talleshin, le të vdesë babi thoshin, qeshnin. Nuk ka gjë, po bën vetë.

Xhaxhai dhe kushëriri morën në qafë babanë, dua drejtësi ose do të reagoj vetë. I ka bërë ekon doktoresha i ka thënë ka goditje në tru”, u shpreh Lulzimja.

Ngjarja paraprake

Chrissy Teigen tregon gjendjen e saj pas operimit të endometriozës

Ngjarja e ardhëshme

Publikohet metodologjia e regjistrimit të popullsisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian