Shënohet vdekja e parë në botë nga COVID-19 e një personi të infektuar për herë të dytë

Holanda ka raportuar rastin e parë të viktimës nga riinfektimi me koronavirus.

Siç njofton edhe BBC-ja, bëhet fjalë për një 89-vjeçare.

Raportohet se ajo ishte lëshuar nga spitali pasi ishte kuruar nga koronavirusi, por 2 muaj më vonë, ajo u infektua përsëri. Herën e dytë virusi raportohet se ka qenë më i ashpër.

Sistemi imunitar i saj u komprometua nga një lloj i rrallë i palcës kockore të limfomës, e quajtur ‘makroglobulinemia’. Ajo së pari u shtrua në spital me ethe dhe kollë të rëndë, por u shërua dhe shkoi në shtëpi.

Pesëdhjetë e nëntë ditë më vonë dhe menjëherë pasi filloi një procedurë të re të kimioterapisë, ajo u infektua përsëri me koronavirus. U shtrua në spital, u testua negativisht për antitrupa dhe vdiq dy javë më vonë.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

“Syri i Gjarprit”, 22 të pandehurit lirohen nga akuza

Ngjarja e ardhëshme

Manastirliu: Vjeshta dhe dimri nuk do të jenë të lehta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian