Shenjat sekrete: Si ta kuptoni që pas takimit të parë që atij i pëlqeni

Kimia nuk fshihet dhe as nuk shpjegohet. Thjesht ndihet në ajër, në komunikim dhe tensionin seksual mes njëri-tjetrit

Megjithatë pas takimeve të para, mbetemi gjithmonë me dyshimet: “A i pëlqej?”, “A do të më telefonojë prapë?”, “A u ndje mirë me mua?”.

Ka disa shenja të qarta që tregojnë se ai është vërtet i interesuar, shkruan Bustle.

1. Sjellja e tij kalon nga veprimet paksa të sikletshme, te sjellja e çuditshme, në fund te ajo normale, pasi fillon të ndihet rehat. Fakti që ndihet komod tregon se nuk e ndien të nevojshme të mbajë një lloj qëndrimi.

2. Bisedat tuaja nuk janë thjesht të zakonshme (moti e gjëra të tilla), por më personale.

3. Ju shikon në sy. Kjo do të thotë se dukesh mirë, por jo vetëm; nuk po i jepni ndonjë arsye për të parë rrotull, citon Anabel.

4. E mban telefonin në xhep. Bisedat në grupet e Whatsapp-it mund të jenë interesante dhe puna nuk e lë të qetë, por ai vendos të mos u kushtojë rëndësi sepse është me ty, pra nuk ka asgjë më interesante për t’u marrë.

5. Kafja juaj e shkurtër kthehet në një ditë të tërë bashkë. A ka ndonjë gjë që tregon më shumë interes se kjo?

6. Ai qesh si fëmijë gjatë gjithë mbrëmjes. Qesh me të madhe edhe me shakatë tuaja aspak inteligjente. 

Ngjarja paraprake

Zaev për votëbesimin: U pastrua mjegulla dhe u pa realiteti

Ngjarja e ardhëshme

Theren me thikë tetë persona në Suedi, policia po e heton si sulm terrorist

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian