Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Ministrat e Ekonomisë dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Kreshnik Bekteshi dhe Arjanit Hoxha sot do të marrin pjesë dhe do të kenë paraqitje në shënimin e “Ditës Botërore të Vranecit”, e cila do të mbahet në Qendrën edukative M6 në Shkup.
Në shënimin e “Ditës Botërore të Vranecit”, do të promovohet edhe broshurë për promovimin e industrisë së verës në vend, përgatitja e së cilës mbështetet nga Ministria e Ekonomisë përmes programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrje.
Organizatori i shënimit të “Ditës Botërore të Vranecit” është shoqata “Verërat nga Maqedonia”. bs/bsh/