Shënim qendror i Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Prej sot deri më 7 tetor do të mbahet shënimi qendror i Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore, të cilat në vendin tonë fokusohen në temën “Trashëgimia kulturore dhe shkollat”.

Në ato suaza, disa muze dhe institucione të tjera që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore paralajmëruan organizim të ngjarjeve me prani fizike të vizitorëve, dhe, kuptohet, me respektim të protokolleve për distancë sociale.

Në organizim të Galerisë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë u mbajtën dy punëtori kreative të titulluara “Fascinime fëmijërore 20”, inspiruar nga ekspozita “Fascinime pejsazhiste 20”  të artistit Atanas Atanasovski. Muzeu Kumanovë organizon vizitë në lokalitetin Kukullat e drunjta në f. Kuklicë dhe punëtori edukative të quajtur “Legjenda të kohës bashkëkohore”. Në përputhje me temën, Muzeu Demir Kapi do ta realizojë punëtorinë kreative “Tradita, e tanishmja, e ardhmja”, me nxënës të shkollave fillore lokale.

Në Muzeun dhe galerinë Kavadar, nesër në orën 12:00 do të hapet ekspozita “Trashëgimia kulturore e rajonit të Kavadarit”. Muzeu më i vogël etnologjik në botë nga f. Xhepçishtë, Tetovë, përfshihet në manifestim me vendosjen e ekspozitës “Relikte fetare dhe diploma të vjetra të zejeve të harruara” dhe me organizim të debatit rreth editimit të librit “Abetarja etnologjike e Maqedonisë” më 3 tetor.

Më 6 tetor, Muzeu i Negotinës do ta hapë ekspozitën ndërkombëtare të  veprave figurative të Aleksandara Kokotoviq nga Sarajeva, BeH. Ekspozita e quajtur “Arti si katalizator për ndryshime sociale” do të vendoset në ambient të hapur, në Lapidarin para muzeut. Ditën e njejtë, në orën 13:00, në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi do të promovohet publikimi i ilustruar për fëmijë “Libri me figura i muzeut”. ab/

Ngjarja paraprake

Viz Er Maratona e Shkupit 2020 nën protokolle speciale

Ngjarja e ardhëshme

Zëvendëskryeministri Grubi për vizitë në fabrikën “Bako Nuts”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian