shengjinipret emigrantet vazhdon turizmin ne qytetin bregdetar gati qendra e pritjes se refugjateve 66c1fb987127e

Shëngjini…pret emigrantët/ Vazhdon turizmin në qytetin bregdetar, gati qendra e pritjes së refugjatëve

August 18, 2024
1 minut lexim

Sezoni ishte i suksesshëm këtë verë në Lezhë. Mendimet se ngritja e qendrës së refugjatëve brenda portit të Shëngjinit do të dëmtonte turizmin i la vend heshtjes.

Shumë prej pushuesve as që e kanë vëne re se çfarë po ndodh brenda portit të Shëngjinit. Refugjatët nuk bëjnë përshtypje, pasi pushuesit në Shëngjin ndeshen çdo ditë me ta, pasi në këtë zonë vazhdojnë të qëndrojnë refugjatët afganë.

Ka edhe prej atyre që për herë të parë mësojnë së në Shëngjin do te vijnë refugjatë, por e konsiderojnë normale.

Edhe brenda portit asgjë nuk ka ndryshuar. Diçka ndryshe është hyrja e dalja e autoriteteve italianë që janë vendosur brenda qendrës se pritjes, por gjithçka tjetër ishte siç ka qenë.

Janë kuriozë të shohin anijet kur të vijnë pasi do ju kujtojë largimet e shqiptarëve nga Shëngjini pak më shumë se tre dekada më parë.

Qendra e pritjes së refugjatëve afrikane në Shëngjin do te ketë monitorim të dyfishtë.

Autoritetet italiane nga njëra anë dhe punonjësit e sigurisë së portit jashtë murit rrethues të hekurt që ka të instaluara dhe sisteme alarmi do të mbajnë te sigurte këta refugjate deri në zhvendosjen e tyre në Gjadër.

MARKETING

RENT A CAR

jane familjare mes vete vetem ata i ka godite rrufeja deshmitari tregoni se si ndodhi ngjarja ne prevalle 66c1f8132ea7d
Story i mëparshëm

“Janë familjarë mes vete, vetëm ata i ka goditë rrufeja”, dëshmitari tregoni se si ndodhi ngjarja në Prevallë

koreja e veriut kritikon ukrainen per inkursionin ne kursk 66c202a06bb5b
Story i radhës

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk

Të fundit nga

ShkoLartë