Shembja e pallatit 14 katësh në Durrës, Rama jep lajmin që qetëson banorët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e shembjes së pallatit 14 katësh në Durrës pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti dhe ka shprehur mirënjohjen për Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe Forcave Xhenjere të Ushtrisë. “Së shpejti nisin themelet e godinave të reja, në truallin e spastruar dhe të gjithë banorët që do të vijojmë t’u paguajmë qeratë deri në përfundimin e pallateve, do të marrin në dorë kontratat e apartementeve, me afate fikse e me gjoba për çdo vonesë nga ana jonë në dorëzimin e tyre”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

Respekt për punën e palodhur të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Forcave Xhenjere të Ushtrisë, që prej javësh e javësh të tëra po “gërryejnë” nga brenda strukturat e shumëkatësheve të pameremetueshme të Durrësit, për të lehtësuar shembjen dhe mos rrezikuar asnjë godinë rrotull gjatë saj

*së shpejti nisin themelet e godinave të reja, në truallin e spastruar dhe të gjithë banorët që do të vijojmë t’u paguajmë qeratë deri në përfundimin e pallateve, do të marrin në dorë kontratat e apartementeve, me afate fikse e me gjoba për çdo vonesë nga ana jonë në dorëzimin e tyre.

Ngjarja paraprake

Young Zerka publikon këngën e re “Konflikt”

Ngjarja e ardhëshme

Merkel: Guxim përballë COVID-19 si gjatë rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian