Shembet pallati në Tiranë/ U dëmtua gjatë tërmetit, vendimi i gjykatës: I rrezikshëm për të banuar

Mëngjesi i së hënës nisi me shembjen e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet nga IKMT, pasi Instituti i Ndërtimit në bazë të ekspertizës teknike e shpalli të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për banorët, për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë që pësoi nga tërmeti i vitit 2019.

16 familje prej disa ditësh kanë qenë kundër këtij vendimi duke refuzuar që të lënë banesat. Nisur nga pretendimet e tyre, bashkia e Tiranës ka dërguar një shkresë pranë Institutit të Ndërtimit për rivlerësim të oponencës teknike dhe ka qenë pikërisht ky institucion që ka rikonfirmuar ekspertizën e vitit 2020, si një godinë e pabanueshme.

Edhe gjykata i ka dhënë të drejtë bashkisë së Tiranës, për prishjen e pallatit nr. 4 tek rruga “Myslym Keta”, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike.

Në total nga ky vendim preken 90 familje. 30 janë sistemuar tashmë në banesa të reja në pallatet e ndërtuara tek lagjja “5 maji”, ndërsa 32 familje të tjera për pak ditë do të marrin banesa me të njëjtat metra katrorë që kishin më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Studim / Njerëzit që përdorin alarmin për t’u zgjuar janë “të lodhur kronik”

Story i radhës

Kovaçevski: Qeveria do të mbulojë borxhet për rrymë të institucioneve me rëndësi vitale

Të fundit nga