Shekerinska: Sigurimi do të kërkojë demokraci, të drejta të njeriut dhe shtet juridik funksional

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – A keni vendosur të studioni në fushën e cila së pari do të bëhet ende më e rëndësishme. Sigurimi  gjatë gjithë kohës na intereson të gjithëve, e harojmë deri në momentin  kur ta humbim. Sigurimi është diçka që secili duhet ta ketë në shtëpi  sepse të gjithë duam  të ndjehemi të sigurt në shtëpi,  në rrugë, në institucione, në cilëndo hapësirë. Por sigurimi është  ndryshimi i madh  që i përfshiu të gjitha shtetet, gjithë planetin, nuk është vetëm çështja e kufijve dhe policisë në rrugë, e Armatës së gatshme të përballet me rrezikun. Sot siguria mbulon gjithçka  dhe për atë nga Ju do të kërkohet dituri për gjithçka.

Kjo është porosia nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për studentët në solemnitet  me rastin e fillimit të  të vitit të ri akademik 2020/2021 në Fakultetin e Siguririmit , e cila potencoi se nga profesorët e tyre do të pritet edhe debat i gjërë.

“Sigurim është nëse do të mundet shteti të përballet me epideminë, siç e kemi rast tani.  Sigurim është nëse shteti do të mundet me sukses të përshtatet në ndryshimet klimatike,  nëse do të mundësojë  ushqim cilësor dhe të arritshëm, nëse do t’i mbrojë  sistemet e tyre kompjuterike,  nëse do të na mbrojë ne, si shfrytëzues të atyre sistemeve nga sulmet e përhershme edhe në privatësinë tonë  dhe të drejtat tona. A do të vendosë sistem  në të cilin lajmet e rreme do të dallohen  nga ato të vërteta. Sigurim do të kërkojë edhe demokracia,  të drejtat e njeriut dhe shteti juridik fuksional”, theksoi Shekerinska.

Sipas saj, bota është reformuar, dhe megjithatë  gjithçka ka ndryshuar, ndërsa në ndryshime, nënvizoi,  më kontestues jemi ne njerëzit. Siç tha, nuk ndryshohen mjaft shpejtë institucionet, nuk ndryshohen shpejtë as sitemet e sigurimit, nuk ndryshohen mjaft shpejtë  madje as  partitë politike, madje as dilemat etike dhe morale me të cilat përballemi.

“Sigurimi do të jetë pjesë e gjithë këtyre çështjeve. Nëse nuk sigurojmë  ndryshim të shpejtë, përparimi teknologjik mund të bëhet  armiku ynë.  Mendoj se profesioni me të cilin do të merreni do të jetë gjithnjë e më shumë i kahëzuar  drejt këtij lloji të kërcënimit dhe për atë nga Ju do të kërkohet hapje e re ndaj botës”, theksoi Shekerinska.

Gara kryesore, konsideron ajo, do të jetë psikologjike, të ndikoni në frymën e kundërshtarit,  të ndikoni në vlerësimet e kundërshtarit, ta shkatërroni,  besimin e tij në sukses.

“Bëhuni të gatshëm për luftë korrekte  me mund në vitet e ardhshme, asgjë nuk është e paarritshme”, u porositi  mes tjerash dekani prof. Nikolla Dujovski studentëve të tij, ndërsa u bëri thirrje profesorëve  t’i mbështesin studentët dhe t’u mundësojnë  sa më shumë materiale dhe të jenë në shërbim të studentëve.

I uroi studentët dhe theksoi se në këto kohë të rënda keni vendosur të studioni, ndërsa  krenar është që  e kanë njohur Fakultetin e Sigurimit, si institucion që rritet dhe ndoshta  është fakulteti  më i madh  në fushën e shkencave shoqërore sepse këtë vit janë regjistruar 231 studentë, që është me të vërtetë shifër e madhe për respekt. Janë regjistruar  mes tjerash informon, 11 studentë me sukses prej 100 pikëve.

“Duhet ta ndalim procesin që gjeneratat e ardhshme të ardhmen e tyre ta shohin  jashtë kufijve të shtetit”, bëri thirrje prof.dr Marjan Gjurovski, prorektor për çështje studentore në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”. sa/

Ngjarja paraprake

GRUBI: Qëndrimi i opozitës është për të të ardhur keq

Ngjarja e ardhëshme

Edhe një rrëfim i suksesshëm nga IPARD 2 – firmat të inkurajohen dhe të investojnë në pajisje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian