Shekerinska për Bullgarinë: Fuqitë e mëdha po kërkojnë arritjen e një kompromisi

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka komentuar letrën e dërguar nga diplomati amerikan. Ajo ka theksuar se fuqitë e mëdha po kërkojnë sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe arritjen e një kompromisi.

Shekerinska deklaroi se mesazhet e tilla tregojnë se nga të dyja vendet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Bullgaria duhet t’i jepin fund mosbesimit dhe armiqësisë dhe ta lënë prapa të kaluarën me konflikte, gjithnjë duke pasur si qëllim përfundimtar rrumbullakësimin e integrimeve evropiane.

“Mesazhet të cilat vijnë nga të gjitha kryeqytetet, nga të gjitha shtetet të cilat i dëshirojnë të mirën Ballkanit, Gjermania dhe SHBA. Sot me letrën e ish ambasadorit tonë, ndërsa i pozicionuar lartë në Stejt Departament. Filip Riker është se nga ne dhe nga Bullgaria pritet t’i jepet fund mosbesimit dhe armiqësisë dhe të investojnë në politikë e cila nuk do të fokusohet në të kaluarën, por politikë e cila do të sigurojë vlera evropiane tani edhe sot. Jo vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në Ballkan i cili dëshiron të bëhet anëtar”, deklaroi Shekerinska.

Ngjarja paraprake

Nga muaji mars deri më sot afro 40 mijë të infektuar me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Drogë, femra dhe mafia, jeta e trazuar e gjeniut të futbollit, që vdiq ditë më parë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian