Shekerinska: Gjuha dhe populli maqedonas janë realitet

E pyetur se si i komenton deklaratat homologu të tij bullgar, Krasimir Karakaçanov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se deklaratat e tilla nuk i ngjajnë një shteti që është pjesë në NATO-s.

“Gjuha maqedonase, populli maqedonas janë realitet, as negociatat politike dhe as përplasjet politike nuk do ta ndryshojnë këtë realitet. Sidoqoftë, ne mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për popujt tanë dhe të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë tanë. Ne kështu e shohim detyrën tonë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska theksoi se edhe përkundër deklaratave kontroverse të disa zyrtarëve në Sofje, pret që Bullgaria të mbështes fillimin e negociatave aderuese  mes Maqedonisë dhe BE-së.

“Presim që Bullgaria, e cila ishte një nga vendet në rajon, e cila që nga fillimi e mbështeti pavarësinë tonë, por edhe anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, ta bëjë këtë edhe tani, sepse popujt miq të Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të ecin përpara vetëm nëse mbështesin njëri-tjetrin”, tha Ministrja e Mbrojtjes,  Radmilla Shekerinska.

Ndryshe, ministri i mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov dje deklaroi se nëse ka nevojë do të nis regjimentin inxhinierik në Shkup, për të rrëzuar, siç tha ai,  përmendoret kontestuese mes dy vendeve.

Ngjarja paraprake

iPhone 12 Pro Max ka bateri më të vogël se modeli i vitit të kaluar

Ngjarja e ardhëshme

Tre të infektuar me koronavirus, mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare

të fundit nga