Princi i Kurorës së Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Jaber al-Sabah, është emëruar pasardhës i Emirit Sheikh Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky vendim u njoftua në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli i Ministrave pas takimit të jashtëzakonshëm të kryesuar nga kryeministri Sheikh Sabah Khalid al-Hamad al-Sabah, që u mbajt në Pallatin Seif në kryeqytetin Kuwait City.
Emiri Sheikh Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah ndërroi jetë më herët gjatë ditës në moshën e tij 91-vjeçare.