Shehu: Sistemi shëndetësor në situatë të rëndë, për vaksinimin krahasohemi me vendet e Afrikës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u shpreh se sistemi shëndetësor është në një situatë shumë të rëndë dhe jashtë çdo kontrolli.

Sipas Shehut, të dhënat pohojnë se Shqipëria është në vendin e tretë për vdekjet dhe infektimet sa i takon Covid-19.

Shehu: Sistemi shëndetësor është në një situatë shumë të rëndë dhe jashtë çdo kontrolli. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në javët që do të vijnë. Edhe me të dhënat që dalin nga të dhënat zyrtare, ne renditemi ndër vendet më të larta të infektimeve dhe vdekjeve në Evropë. Po të shohësh të dhënat ne jemi në vendin e tretë më të lartë në botë për vitin 2020. Unë jam në Gjirokastër dhe në disa zona kam parë shtëpi të kthyera në spital. Gjendje është shumë më e rëndë se sa jepen në raportimet ditore.

Vitin e kaluar janë 6000 vdekje shtesë, sepse nuk ka pasur teste dhe raportime zyrtare. Ata që humbin jetën në shtëpi nuk figurojnë askund. Numri i vdekjeve shtesë në vitin 2021 do të jetë më i lartë se sa i vitit 2020. Njerëzit trajtohen në shtëpi sepse është një situatë shqetësuese dhe jashtë kontrollit. Ndërkohë, spitali i Gjirokastrës nuk lejon të sëmurë me Covid. Aty shtrohen të sëmurë të tillë, por nuk bëhet në bazë të principeve që duhen bërë. Kështu njerëzit marrin medikamentet dhe oksigjenin pa asnjë rimbursim. Unë kam kërkuar qysh në marsin e kaluar që të aktivizohen spitalet rajonale, afër familjeve dhe të të sëmurëve.

Shehu shtoi kjo epidemi nuk mund të përballohej duke e përqendruar gjithçka në Tiranë dhe theksoi lidhur me vaksinimin, vendi ynë krahasohet me vendet Afrikane.

Shehu: Kjo epidemi nuk mund të përballohej duke e përqendruar gjithçka në Tiranë. Mund të përballohej që të aktivizoheshin të gjitha kapacitetet mjekësore në spitalet rajonale. Ne kemi numrit më të lartë të vdekjeve të mjekëve, sepse ata janë lanë të pambrojtur. Ne edhe për vaksinimin renditemi pothuajse në fund të vendeve të botës, duke u krahasuar me vendet e Afrikës, sipas një studimi britanik. 38 mijë doza nuk janë asgjë, sepse Shqipëria ka nevojë për 5.5 milionë doza për të vaksinuar popullatën. Me një qeveri të përgjegjshme vendi mund ta përfundojë vaksinimin masiv për 3 muaj.

Ngjarja paraprake

Greqia po përballet me valën e tretë të pandemisë

Ngjarja e ardhëshme

Shkup, gjendet i vdekur 44 vjeçari në një banesë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian