Shehi: Na mungojnë dy shtyllat e mbrojtjes

Tirana luan ditën e nesërme në Shkodër ndaj Vllaznisë, teksa bardheblutë vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe do të provojnë të ndryshojnë këtë statistikë. Ndërkohë, para mediave, trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi shprehet se ekipit i mungojnë dy shtyllat e mbrojtjes si Najdovski dhe Hoxhallari, ndërsa shtoi se duhet të kthehen të luajnë si kampionë.

SITUATA- Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, jo vetëm ne, por edhe për kartonët. Me lojtarët që janë të gatshëm, besoj së mund ta përballojmë këtë ndeshje që kemi dhe që është ndeshje shumë e rëndësishme, edhe nga kundërshtarët kemi përpara, por edhe nga situata që jemi që kemi nevojë për pikë.

NDRYSHIMET – Na mungojnë 2 shtyllat e mbrojtjes, por do të përshtatemi me këto vështirësi, shpresoj që t’ia dalim.

PËR ÇFARË LUAN TIRANA? Janë edhe shumë javë në lojë. Nuk mund të heqim dorë nga objektivat tona. Ne luajmë për t’u rikthyer aty ku duhet. Ndeshja e fundit me Teutën na ka lënë një shije jo të mirë dhe duhet të rikthejmë imazhin personal dhe të ekip.

NDESHJA NDAJ VLLAZNISË- Është ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi. Duhet të hyjmë me këtë mentalitet, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar. Motivimi nuk mungon te asnjë.

LARGIMI I MUÇIT- Muçi është një lojtar me shumë cilësi, nga më të mirët dhe talenti i futbollit shqiptar. Në futbollin modern, dinamika është shumë e ndryshme. Kjo lëvizja e Muçit, është lëvizje e futbollit modern. Sigurisht që do të na mungojë, sepse dihen cilësitë e tij, por duhet të shikojmë përpara me situatën ku jemi dhe lojtarët që kemi”, u shpreh Shehi.

Ngjarja paraprake

Xhaka reagon pas kualifikimit

Ngjarja e ardhëshme

Mickoski: Kemi informata se Mijallkovi arriti në Beograd dhe u kthye pas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian