shefja e unmikut veprimet e njeanshme rrezikojne erozionin e metejshem te besimit brenda komuniteteve 6788f01181a7b

Shefja e UNMIK’ut: Veprimet e njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit brenda komuniteteve

January 16, 2025
1 minut lexim

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se është e shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele nga Serbia në mbarë Kosovën.

Ajo tha se është e shqetësuar për ndikimin që mbyllja e tyre “në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione”.

“Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës”.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh përsërit thirrjet që çështjet e pazgjidhura të diskutohen “në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim” brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ajo tha se u bën thirrje të gjithëve që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si e vetmja rrugë e pranueshme përpara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shperndahen 75 apartamente ne kombinat ministri gonxhja do ndertojme banesa sociale per familjet ne nevoje 6788e6758b608
Story i mëparshëm

Shpërndahen 75 apartamente në Kombinat/ Ministri Gonxhja: Do ndërtojmë banesa sociale për familjet në nevojë

startupi kinez lancon modele ai qe thote se konkurrojne me me te miren e openai dhe anthropic 6788f2e14fc72
Story i radhës

Startupi Kinez lançon modele AI që thotë se konkurrojnë me më të mirën e OpenAI dhe Anthropic

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë