Shefi i policisë së Mariupolit u plagos në tentativë të dyshuar për vrasje

Një shef policie në qytetin port ukrainas të kontrolluar nga Rusia, Mariupol, i mbijetoi një atentati të supozuar kur makina e tij u hodh në erë, njoftoi media shtetërore ruse, përcjell Bota sot.

Agjencia e lajmeve TASS raportoi se makina e shefit të policisë Mikhail Moskvin u hodh në erë, por ai ishte gjallë.

“Në mëngjes u hodh në erë makina e shefit të policisë Moskvin. Ai është gjallë, gjithçka është në rregull”, tha burimi anonim, duke shtuar se ai ka pësuar një “lëndim të lehtë”.

Agjencia RIA Novosti raportoi se pajisja shpërthyese e vendosur poshtë makinës së Moskvinit u shpërtheu ndërsa ai qëndronte pranë saj dhe se ai nuk kishte nevojë të shtrohej në spital.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Story i radhës

Luizi bisedon me Keisin: A ka gjë mes teje dhe Lorencit?

Të fundit nga