Shefi i policisë: Grupet e milicisë duan ta hedhin në erë Kongresin

Shefi i përkohshëm i Policisë së Kongresit amerikan, Yogananda Pittman, tha se policia amerikane do të vazhdojë të mbajë siguri të shtuar pasi inteligjenca sugjeron që ekstremistët mund të kryejnë një sulm gjatë fjalimit të parë të presidentit amerikan Joe Biden në Kongres, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e dimë se anëtarët e grupeve të milicisë që ishin të pranishëm më 6 janar kanë shprehur dëshirën e tyre për të hedhur në erë Kongresin dhe të vrasin sa më shumë anëtarë të jetë e mundur gjatë fjalimit vjetor të presidentit, mesa dimë, data nuk është caktuar ende”, tha Pittman para anëtarëve të Kongresit.

“Kështu që bazuar në këto informacione, ne mendojmë se është e arsyeshme që Policia e Kongresit të mbajë nivelin e saj të përmirësuar dhe të fuqishëm të sigurisë derisa të adresojmë këto dobësi”, u shpreh ai.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) gjithashtu paralajmëroi dje se disa persona të përfshirë në trazirat e Kongresit janë “akoma të lirë” dhe u kërkuan ndihmë qytetarëve.

“Nëse e njihni këtë individ, paraqitni rastin”, shkroi agjencia në Twitter, duke postuar një foto të afërt të fytyrës së një gruaje të veshur me një kapele ku ishte shkruar një mesazh në mbështetje të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Pesë persona u vranë në trazirat kur mbështetësit e Trump-it sulmuan Kongresit në një përpjekje për të penguar një procedurën para se Biden-i të merrte detyrën.

Trazirat çuan në impiçmentin e dytë kundër ish-presidentit Trump, por Senati në mes të shkurtit votoi për të shfajësuar udhëheqësin republikan.



. .

Ngjarja paraprake

Shkupi rikthehet në luftë për titull

Ngjarja e ardhëshme

Albina Kelmendi lanson projektin e ri “Mirazh”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian