Shefi i OBSH-së i ka uruar presidentit Trump shërim të plotë dhe të shpejtë nga COVID-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një organ të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar për trajtimin e pandemisë COVID-19, të premten i dërgoi urimet e tij Trumpit dhe gruas së tij Melania pasi ata rezultuan pozitive për koronavirus.

“Urimet e mia më të mira Presidentit DonaldTrump dhe Zonjës
së Parë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Tedros Adhanom
Ghebreyeusus në një Tweet.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara, ish-donatori kryesor i trupit me bazë në Gjenevë, kanë thënë se kanë në plan të heqin dhe ndërpresin fondet, duke thënë se OBSH ishte “shumë afër” Kinës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter.

Presidenti amerikan po ashtu ka njoftuar se do të jenë në karantinë dhe do të nisin procesin e shërimit menjëherë. /Gazeta Sinjali /

Ngjarja paraprake

"Doganieri i Serbisë", Vetëvendosje jep mesazhin e fortë për Ramën

Ngjarja e ardhëshme

​Kastrati pret në takim përfaqësues të bashkësive fetare dhe të KFOR-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian