shefi i federates se kryqit te kuq si mund ta pranoje bashkesia nderkombetare situaten ne gaza 654f97a860507

Shefi i Federatës së Kryqit të Kuq: Si mund ta pranojë bashkësia ndërkombëtare situatën në Gaza?

November 11, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), tha sot se luftimet “duhet të ndalen” në Gaza, transmeton Anadolu.

“Mjaft! Si mund ta pranojë komuniteti ndërkombëtar situatën në Gaza?”, tha Francesco Rocca tha në rrjetin social “X”.

“Foshnjat në inkubatorë dhe pacientët në njësitë e kujdesit intensiv janë në rrezik jete në Spitalin Al-Quds”, shtoi ai.

Rocca tha se qasje humanitare duhet t’i jepet Rripit të Gazës dhe “ndihma, duke përfshirë karburantin, duhet të arrijë edhe në veri”.

Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës – duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe objektet fetare – që nga operacioni ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.078 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra. Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare.





MARKETING

RENT A CAR

politikania franceze e opozites thirrja e macronit per te ndaluar vrasjet ne gaza erdhi 10 000 vdekje me vone 654f976cbd318
Story i mëparshëm

Politikania franceze e opozitës: Thirrja e Macronit për të ndaluar vrasjet në Gaza erdhi “10.000 vdekje më vonë”

shuarja e dwamenas fshf shtyn ndeshjet e fundjaves ne shqiperi 654f97e2305ce
Story i radhës

Shuarja e Dwamenas, FSHF shtyn ndeshjet e fundjavës në Shqipëri

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë