Shënohet Dita e Çlirimit të Podujevës

Komuna e Podujevës me aktivitete të ndryshme ka shënuar 22 vjetorin e çlirimit të Podujevës.

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e kësaj dite ka filluar me homazhe te shtatoret dhe varrezat e dëshmorëve, ku mori pjesë, delegacioni i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga Kryetari Shpejtim Bulliqi së bashku me

pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre madhore.

Ndërsa, me vonë, në kuadër të “Javës sensibilizuese pë dhurimin e gjakut” nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u zhvillua aksion për dhurimin e gjakut, ku mori pjesë kryetari Bulliqi dhe anëtarë të ekzekutivit dhe administratës komunale.

Po ashtu gjatë ditës, u ndanë mirënjohje për kontribuesit në fushën e arsimit gjatë kohës së okupimit.

Ndërsa, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, është bërë dhurimi i çelësave për katër familje me gjendje të rëndë sociale në Lagjen e Dëshmorëve.

Po ashtu, janë zhvilluar edhe aktivitete kultuore dhe sportive, koncert nga ShKA “Josip Rela”, marshi me biçikleta i organizuar nga “Llapi Cycling Group” dhe turneu në futboll të vajzave ku morën pjesë ekipe nga katër komuna.

Manifestimet e organizuara për shënimin e kësaj ditë u përmbyllën me ndezjen e flakadanëve, aktivitet i organizuar te rrethi në hyrje të qytetit.

Ngjarja paraprake

Brazil, mbahen protesta mbarëkombëtare kundër qeverisë së Bolsonaros

Ngjarja e ardhëshme

Perotti: Ja pse nuk i gaboj penalltitë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian