SHBA zyrtarisht tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur

SHBA zyrtarisht janë tërhequr nga Traktati i Qiejve të Hapur, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit, gjashtë muaj pasi presidenti Donald Trump njoftoi vendimin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më 22 maj 2020, SHBA ushtruan të drejtën e tyre në përputhje me paragrafin 2 të Nenit XV të Traktatit për Qiejt e Hapur duke njoftuar Depozituesit e Traktatit dhe të gjithë shtetet anëtare për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga Traktati, në fuqi gjashtë muaj nga data e njoftimit”, tha zv/zëdhënësi Cale Brown në një deklaratë.

“Mqë gjashtë muaj kanë kaluar, tërheqja e SHBA-së hyri në fuqi më 22 bëntor 2020 dhe SHBA nuk janë më një shtet anëtarë në Traktatin për Qiejt e Hapur”, shtoi ai.

Traktati lejon shtetet nënshkruese të fluturojnë mbi territorin e njëri-tjetrit në fluturimet ushtarake të zbulimit si një masë për të ndihmuar në forcimin e besimit që asnjë vend nuk po përgatitet menjëherë për luftë.

34 shtete janë nënshkruese të traktat, duke përfshirë Rusinë, Turqinë, shumë vende evropiane dhe Kanadanë.

SHBA në mënyrë të përsëritur ka thënë se Rusia ka shkelur traktatin që nga viti 2017, duke përmendur veçanërisht vendimin e Rusisë për të kufizuar distancat e fluturimit në 500 kilometra mbi eksklavën ruse të vendosur midis Lituanisë dhe Polonisë, duke mohuar fluturimet pranë kufirit Gjeorgji-Rusi, si dhe refuzimin e një fluturimi të miratuar më parë mbi një stërvitje ushtarake në vitin 2019.

Trump njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga traktati në muajin maj, duke thënë: “Rusia nuk i është përmbajtur traktatit, kështu që derisa nuk i përmbahen, ne do të tërhiqemi”.



. .

Ngjarja paraprake

Konfirmimi i Kryemadhit në krye të LSI, Mehmetaj: Ishte votëbesim

Ngjarja e ardhëshme

Lajm i mirë/ SHBA nis fushatën e vaksinimeve anti-Covid në 11 dhjetor

të fundit nga