SHBA, vdes vrasësi serial Samuel Little që pranoi vrasjen e 93 grave

Samuel Little, vrasësi serial i cili pranoi 93 vrasje në SHBA ka vdekur në moshën 80-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Samuel, të cilin policia federale (FBI) e përshkroi si “vrasësin më të madh serial në historinë e SHBA-ve”, ka vdekur në një spital në Kaliforni.

Little, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre grave derisa ishte në burg, pranoi se vrau 93 gra midis viteve 1970 dhe 2005.

Autoritetet theksuan se Little i bëri vrasjet të dukeshin si aksidente ndërsa disa kufoma ende nuk janë gjetur.

Ai u arrestua në vitin 2012 për narkotikë ndërsa pas kësaj u dërgua në Kaliforni.

Është kërkuar për krime duke filluar nga grabitja e armatosur deri tek përdhunimi, ndërsa Little është i lidhur me tre vrasje të kryera në Los Angeles në vitin 1987 dhe 1989, falë testeve të ADN-së.



. .

Ngjarja paraprake

Varianti i ri i koronavirusit arrin edhe në Kinë

Ngjarja e ardhëshme

Arteta përsëri në mbrojtje të Granit Xhakës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian