SHBA, vdekjet nga Covid, një e katërta e totalit botëror

Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 250,000 vdekje nga Covid-19, një e katërta e totalit të jetëve të humbura nga sëmundja në mbarë globin.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi tani numëron 250,029 vdekje dhe gati 11.5 milion raste. Shtetet e Bashkuara kanë kështu zyrtarisht nivelin më të lartë të vdekjeve dhe infektimeve se çdo vend tjetër i botës. Sëmundja ka marrë hov në mbarë SHBA-në me raste të reja që shtohen përditë, duke mbërritur nivele shumë të larta ditore javën e fundit. Kryeinfeksionisti Anthony Fauci pretendon se “është ecur në një drejtim të gabuar në një kohë shumë të pasigurt”, dhe tani që moti po ftohet, njerëzit janë duke u mbledhur gjithmonë e me shumë brenda. Qyteti i Nju Jorkut – epiqendra e shpërthimit sëmundjes në Shtetet e Bashkuara në pranverë – ka urdhëruar mbylljen e shkollave të në mesin e rritjes së beftë të infektimeve. Vendimi për të mbyllur sistemin më të madh të shkollave publike në SHBA erdhi teksa testimi pozitiv për virusin kapërceu pragun e 3 përqindëshit, thonë zyrtarët. Një gjë e tillë, sipas tyre, do të prekë rreth 300,000 fëmijë.

Ngjarja paraprake

Ronaldo po synon një tjetër rekord me Portugalinë

Ngjarja e ardhëshme

‘Virusi s’ndalet se do Lylzimi apo Meta’/ Apeli i Braçes: Respektoni masat, nuk ju infekton qeveria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian