SHBA: Ushtria e Armenisë nuk duhet të ndërhyjë në politikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i bënë thirrje ushtrisë së Armenisë që të mos ndërhyjë në politikën e brendshme, pasi ushtria bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Washington-i po monitoron nga afër situatën dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje për të shmangur çdo veprim të dhunshëm.

“Ne ua kujtojmë të gjitha palëve parimin themelor demokratik që forcat e armatosura të shtetit nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e brendshme”, u tha Price gazetarëve, duke shtuar se SHBA-ja ka qenë mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të proceseve demokratike dhe institucioneve në Armeni.

“Ne vazhdojmë të mbështesim demokracinë e Armenisë dhe sovranitetin e saj dhe u bëjmë thirrje liderëve të saj të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore, duke respektuar sundimin e ligjit, demokracinë e Armenisë dhe institucionet e saj”, tha ai.

Ndryshe, shefi i forcave të armatosura armene, Onik Gasparyan, së bashku me komandantë të tjerë të lartë, publikuan një deklaratë duke bërë thirrje që Pashinyan të japë dorëheqjen.

Pashinyan e quajti kërkesën e ushtrisë si përpjekje për grusht shteti dhe u kërkoi mbështetësve të tij të dilnin në rrugë për të rezistuar.



. .

Ngjarja paraprake

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Motra e Dua Lipës debuton në modë, merr pjesë në Javën e Modës në Milano

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian