SHBA synon të zvogëlojë emetimet me 52 për qind deri në 2030

SHBA synon një reduktim prej 50 deri 52 për qind të ndotjes nga gazrat serrë deri në vitin 2030 nga nivelet e vitit 2005, duke krijuar një sektor të energjisë pa ndotje të karbonit deri në vitin 2035 dhe një ekonomi zero emetime deri në vitin 2050, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i ri për uljen e emetimeve erdhi përpara Samitit të Liderëve për Klimën të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden me 40 udhëheqës nga e gjithë bota për të luftuar ndryshimet klimatike.

SHBA, duke u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit gjatë administratës së mëparshme të Donald Trumpit, u bashkua me paktin në ditën e parë të presidencës së Bidenit dhe vendosi një kurs për arritjen e zero emetimeve në të gjithë ekonominë jo më vonë se viti 2050.

“Ka shumë rrugë për arritjen e këtyre qëllimeve ndërsa qeveritë federale, shtetërore dhe lokale të SHBA-së kanë shumë mjete në dispozicion për të punuar me shoqërinë civile dhe sektorin privat për të mobilizuar investime për përmbushjen e këtyre qëllimeve duke mbështetur një ekonomi të fortë”, thuhet në deklaratë.

Synimi i ri i SHBA-së i jep prioritet “krijimit të miliona vendeve të punës me pagë të mirë, të klasës së mesme” në infrastrukturë të pastër dhe efikase, automjete elektrike, largim nga karboni dhe teknologji hidrogjeni, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës, synimi është në përputhje me qëllimin e presidentit për të arritur zero emetime të gazrave serrë jo më vonë se viti 2050 dhe për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius siç kërkon shkenca.

Task Forca Kombëtare e Klimës do të zhvillojë një strategji kombëtare të klimës që do të publikohet më vonë gjatë këtij viti duke përcaktuar standardet, stimujt dhe programet mbështetëse për arritjen e objektivit.

Vendi, për të arritur 100 për qind energji elektrike pa ndotje karboni deri në 2035 do të përfitojë nga largimi i karbonit dhe teknologjitë e ruajtjes së energjisë dhe kapaciteti ekzistues bërthamor.

“SHBA mund të zvogëlojë ndotjen e karbonit nga sektori i transportit duke zvogëluar emetimet nga automjetet dhe duke rritur efikasitetin e automjeteve dhe kamionëve, duke siguruar fonde për ngarkimin e infrastrukturës dhe nxitjen e kërkimit, zhvillimit, demonstrimit dhe vendosjes së përpjekjeve që çojnë drejt një karburanti me karbon shumë të ulët të gjeneratës së re të rinovueshme e cila përdoret si në aviacion ashtu edhe në teknologjitë tjera të ndërmarrjeve të transportit”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se SHBA-ja do të zvogëlojë gjithashtu gazrat serrë që nuk janë nga karboni, përfshirë metanin, hidrofluorokarburet dhe ndotës të tjerë të fuqishëm të klimës me jetë të shkurtër.

Reduktimi i këtyre ndotësve do të sjellë përfitime të shpejta klimatike dhe përmes investimeve në inovacion, teknologji të pastër të besueshme dhe elastike dhe infrastruktura do të përmirësohet, thuhet në deklaratë.



. .

Ngjarja paraprake

Tea ndryshon sërish pamjen pas ndarjes nga Bearti

Ngjarja e ardhëshme

Ndryshimi i klimës: 2020 ishte viti më i nxehtë i regjistruar në Europë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian