SHBA shpreson që bisedimet Turqi-Greqi të çojnë drejt afrimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të hënën tha se SHBA shpreson që bisedimet e ardhshme mes Greqisë dhe Turqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet detare në Mesdheun Lindor do të çojnë në marrëdhënie më të mira bilaterale midis fqinjëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se zgjidhja e konfliktit nuk është përmes shfaqjes së forcës, nuk është përmes demonstrimeve të fuqisë, është përmes dialogut. Është përmes sistemeve ndërkombëtare, marrëveshjeve, bisedave, dialogut. Kështu duhet të zgjidhen këto mosmarrëveshje detare”, tha Pompeo gjatë një interviste me Agjencinë e Lajmeve të Athinës të Greqisë.

“Shpresojmë që bisedimet eksploruese jo vetëm të fillojnë drejtë, por është e rëndësishme që ato të zgjidhen në një mënyrë që të sjellin rezultate që secili prej të dy shteteve t’i konsiderojë më shumë se të pranueshme”, shtoi ai.

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përshëndeti bisedimet e ardhshme me Ankaranë si “një hap në drejtim të duhur”.

“Nëse presidenti Erdoğan me të vërtetë beson se OKB qëndron si një fener shprese dhe një bastion i bashkëpunimit global, unë do ta nxisja atë të veprojë në përputhje me këtë fakt”, tha ai, duke iu referuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.



. .

Ngjarja paraprake

Zaev: Duhen zgjidhje për uljen e humbjeve dhe mbetjet ushqimore

Ngjarja e ardhëshme

A do rikthehet Jozefina Topalli? Publikohet lista e PD në Shkodër, garojnë 39 kandidatë për deputetë

të fundit nga