SHBA, shkon në mbi 232 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 232.101, prej të cilëve 927 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 72.589, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.039.170.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,87 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 135 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 927.518 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.600 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,99 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,44 milionë.



. .

Ngjarja paraprake

Shqetësuese, 150 raste të reja me Covid-19 vetëm në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Kosovë, katër viktima dhe 281 raste të reja me koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian