SHBA, shkon në afro 246 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 245.965, prej të cilëve 1.446 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 144.715, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.573.232.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,60 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 160 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.042.439 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.876 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,64 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,70 milionë.



. .

Ngjarja paraprake

Shpalljen zgjedhjet në BFI

Ngjarja e ardhëshme

SpaceX certifikohet nga NASA për fluturime të rregullta në hapësirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian