SHBA shënon 20% më shumë vdekje se normalisht

Gjatë
periudhës së pandemisë COVID-19, janë regjistruar 20% më shumë raste të
vdekjeve në SHBA sesa normalisht.

Nga 1 marsi deri më 1 gusht, sipas një hulumtimi, dy të tretat e vdekjeve janë shkaktuar nga koronavirusi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Numri i rasteve të
vdekjeve në SHBA nga viti në viti është konsistent, por që në periudhën
mars-korrik të vitit 2020 ka pasur rritje prej 20%”, thotë hulumtimi me autor
Steven Woolf dhe kolegët e tij nga “Virginia CommonHealth University School”.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga Qendra Kombëtare e Shëndetit dhe statistikave. Nga një marsi deri me 1 gusht në SHBA janë regjistruar një milion e 336 mijë e 561 vdekje që është 20% më tepër sesa që normalisht pritej. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Griezmann e kalon Zidanin

Ngjarja e ardhëshme

Lajçak në Kosovë, në përpjekje “për të zhbllokuar çështjen e Asociacionit”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian