SHBA sanksionon 17 kompani në sektorin e metaleve të Iranit

Departmenti i Thesarit i SHBA-ve ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj një shtetasi iranian dhe 17 kompanive që operojnë në sektorin e metaleve në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtetasi iranian u shtua në listën e sanksioneve së bashku me 17 kompani që veprojnë kryesisht në industrinë e çelikut, minierave dhe mineraleve në Iran.

“Regjimi iranian përdor të ardhurat nga sektori i tij i metaleve për të financuar veprimtaritë destabilizuese të regjimit në të gjithë botën”, tha Mike Pompeo, sekretar i shtetit amerikan.

Pompeo tha se dy kompani “shitën, furnizuan dhe transferuan në mënyrë direkte dhe indirekte grafit nga ose për Iranin”.

Një kompani me bazë në Gjermani, një me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një me bazë në Kinë, theksoi Pompeo, ishin përcaktuar për “t’u zotëruar ose kontrolluar nga Kompania e Minierave dhe Zhvillimit të Industrive Minerale të Iranit”.

“SHBA do të vazhdojë të zbatojë në mënyrë agresive sanksione që lidhen me regjimin sirian, ata që shmangin sanksionet dhe të tjerët që i mundësojnë regjimit të financojë dhe zbatojë axhendën e tij të shtypjes dhe terrorit”, tha Pompeo.

Të shtunën, Irani konfirmoi një plan për të rritur pasurimin e uraniumit në 20 për qind, duke lëvizur drejt zbatimit të një ligji të paralajmëruar së fundmi si një kundër përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-ve.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, planifikon ta kthejë vendin e tij në marrëveshjen bërthamore të Iranit pas marrjes së detyrës më 20 janar. Presidenti në largim, Donald Trump, tërhoqi Washingtonin nga marrëveshja në maj të vitit 2018.



. .

Ngjarja paraprake

Shefi i OBSH-së: Jam shumë i zhgënjyer që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen ekspertëve për të shqyrtuar origjinën e COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Zyrtare: Erjon Kastrati bashkohet me Golden Eagle Yllin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian