SHBA, rritet në 564.387 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 564.387, prej të cilëve 912 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 31.423.436, me 75.739 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,70 milionë raste të konfirmuara dhe 60.717 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 123 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 76 milionë dozën e dytë.



. .

Ngjarja paraprake

Harry Styles dhe Olivia Wilde shijojnë një mbrëmje romantike së bashku

Ngjarja e ardhëshme

Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian