SHBA: Rritet në 254.315 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 254.315, prej të cilëve 1.524 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

SHBA vazhdon të mbetet
vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e
internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të
infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 152.996, duke e çuar numrin
e përgjithshëm në 11.696.280.

Ndërkaq, në mbarë
vendin, deri më tani janë shëruar afro 7,09 milionë të infektuar, ndërsa numri
i testeve ka arritur në mbi 171 milionë.

Aktualisht, shteti i
Texasit është më i godituri në SHBA, me 1.116.913 raste të konfirmuara,
ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me
gjithsej 34.058 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,92 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,91 milionë. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Britani, ish-lideri i Partisë Laburiste, Corbyn, ndalohet të marrë pjesë në grupin parlamentar të partisë

Ngjarja e ardhëshme

Kadriu reagon ndaj FVK-së: Është gjynah qe djersën e dikujt me e hedh poshtë dhe mos me na lejuar as me luajt 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian