SHBA, rritet në 220.989 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 220.989, prej të cilëve 962 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 59.430, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.097.973.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,22 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 120,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 862.124 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.403 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,24 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,1 milionë.



. .

Ngjarja paraprake

Zhduket aplikacioni që ofronte qasje kibernetike globale për qytetarët e Kinës

Ngjarja e ardhëshme

Anulohet “Target-Fortesa”, Mijallkov me simptoma të Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian