SHBA, rritet në 219.708 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 219.708, prej të cilëve 408 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 43.864, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.993.215.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,12 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 118,48 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 855.389 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.379 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,13 milionë raste dhe Brazili me mbi 5 milionë.



. .

Ngjarja paraprake

“Vala e dytë ka ardhur!” Kryeministri i Francës paralajmëron izolim

Ngjarja e ardhëshme

2020 Razer Blade Stealth me ekran 1080p OLED dhe procesorët Tiger Lake

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian