SHBA regjistron 156.531 raste të reja me COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 356.450, prej të cilëve 2.069 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 156.531, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20.619.032.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 12.179.000 të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 254,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,3 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.145 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,31 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,7 milionë.



. .

Ngjarja paraprake

Rexhbeçaj me Koln pësuan humbje

Ngjarja e ardhëshme

Conte nuk thotë se Interi është favorit për titull

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian