SHBA reagon ndaj arrestimit të 200 anëtarëve opozitarë në Rusi

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka reaguar ndaj arrestimit të 200 personave gjatë një mbledhjeje që opozita në Rusi zhvilloi në Moskë për zgjedhjet bashkiake dhe bëri thirrje për lirimin e tyre sa më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter, Blinken tha se “Qeveria ruse arrestoi me arsye të dyshimta 200 politikanë dhe liderë bashkiakë, përfshirë edhe aktivistët politikë Vladimir Kara-Murza dhe Yuliya Galyamina”.

Policia në Rusi bastisi dhe arrestoi 200 persona në konferencën që u zhvillua me pjesëmarrjen e politikanëve opozitarë nga i gjithë vendi.

Në një deklaratë nga policia thuhet se në një konferencë të zhvilluar në një hotel në Moskë janë shkelur kufizimet për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe organizimi është zhvilluar nga një organizatë “problematike”.

Për këtë takim përpara zgjedhjeve që do mbahen në shtator u mblodhën përfaqësues të opozitës, përfshirë edhe anëtarë të këshillave bashkiakë nga zona të ndryshme të vendit.



. .

Ngjarja paraprake

Premierliga jep lajmin e madh për tifozët!

Ngjarja e ardhëshme

Zbulohet çmimi i fustanit që Marina Vjollca veshi mbrëmë në “Klanifornia”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian