SHBA raporton mbi 180 mijë raste të reja me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 180 mijë e 477 raste të reja me COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjatë 24 orëve të fundit 1 mijë e 903 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, shkruan CNN.

Që nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 20 milionë e 817 mijë e 140 raste pozitive me COVID-19 si dhe 353 mijë e 483 viktima.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ngjarja paraprake

Moti për këtë javë

Ngjarja e ardhëshme

Shtatë vjet pa gjeneral Shaban Shalën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian