SHBA, protestuesit e ekstremit të majtë sulmojnë zyrat e Partisë Demokratike

Një grup protestuesish të ekstremit të majtë që u mblodhën kundër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, sulmuan selinë e Partisë Demokratike në Portland në shtetin Oregon, duke thyer xhamat e ndërtesës, raporton nadolu Agency (AA).

Teksa heshtja dje mbizotëroi në Washington gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri Biden, rrugët në Oregon, një nga shtetet perëndimore, ishin skenë e incidenteve.

Anëtarët e grupit ekstrem të majtë “Antifa” protestuan në Portland për të kërkuar “ndryshim më të shpejtë të politikës” nga Biden.

Grupi, duke mbajtur pankarta kundër Biden-it, eci drejt Selisë së Agjencisë së Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (ICE), duke spërkatur mbishkrime në muret e ndërtesës.

8 persona të arrestuar

Më pas, grupi sulmoi selinë e Partisë Demokratike në qytet dhe theu xhamat e ndërtesës.

Pas sulmit, anëtarët e grupit Antifa u përplasën gjithashtu me policinë, e cila përpiqej të ndërhynte.

Njësitë lokale të sigurisë deklaruan se disa demonstrues mbanin armë.

Gjatë protestës tërhoqën vëmendje mbishkrimet në pankarta si: “Nuk e duam Biden-in, duam hakmarrje. Nuk mund të udhëhiqemi”.

Në lidhje me incidentet janë arrestuar tetë persona.



. .

Ngjarja paraprake

Vedat Muriqi e Strakosha nga minuta e parë

Ngjarja e ardhëshme

Ylli vazhdon me fitore, mund Bashkimin

të fundit nga