SHBA propozon krijimin e grupit të përbashkët të punës për sanksionet ndaj Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se përpasia e tyre si Turqi në vitin 2020 ishte diplomacia, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në një konferencë për media vlerësoi politikën e jashtme të vendit për vitin 2020.

Ai theksoi se Turqia pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin 2020 ka vazhduar politikën e jashtme sipërmarrëse dhe humanitare.

“Në vitin 2020 ashtu si çdo herë përparësia jonë ishte diplomacia. Por, ne zbritëm në terren atje ku u bllokua diplomacia, përsëri hapëm rrugën e dialogut dhe diplomacisë. Kështu që, ishim një pjesë e rëndësishme e lojës në çështjet e Sirisë, Libisë, Mesdheut Lindor, Qipros, Malësisë së Karabakut pavarësisht pandemisë”, u shpreh ai.

Në lidhje me çështjen e Mesdheu Lindor, kryediplomati turk tha se pasi thirrjet e tyre në rajon nuk dhanë rezultat kanë vepruar në terren me anijet Oruç Reis, Barbaros dhe Yavuz.

“U treguam të gjithëve, jo vetëm vendeve bregdetare rreth Mesdheut Lindor e Bashkimit Evropian, se pa ne nuk mund të bëhet diçka. Edhe miku edhe armiku e panë se çka mund të bëjmë. Por, dëshira jonë e vërtetë është që Mesdheu Lindor të jetë rajoni i paqes dhe stabilitetit”, tha Çavuşoğlu.

“Jemi të gatshëm që vitin e ardhshëm marrëdhëniet me BE-në t’i zhvillojmë në një mjedis më pozitiv”

Duke vlerësuar edhe marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian (BE), ai rikujtoi se për arsye se Administrata Qipriote Greke dhe Franca marrëdhëniet dypalëshe i kanë sjellur në axhendën e BE-së, marrëdhëniet kanë kaluar të tensionuara.

Sipas tij, pavarësisht kësaj në Samitin e Liderëve të BE-së në dhjetor ka dalë një rezultat i matur. “Jemi të gatshëm që vitin e ardhshëm marrëdhëniet me BE-në t’i zhvillojmë në një mjedis më pozitiv. Presim që edhe BE-ja të jetë e gatshme”, tha Çavuşoğlu.

Kryediplomati turk gjithashtu vlerësoi edhe sanksionet e SHBA-ve të quajtur “Sanksionet që vijnë nën Aktin e Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA)”.

Ai tha se është një vendim i gabuar politikisht, duke shtuar se është sulm ndaj të drejtave sovrane të Turqisë.

Çavuşoğlu shtoi se SHBA i ka propozuar Turqisë që të krijohet një grup pune të përbashkët në lidhje me sanksionet CAATSA.



.. .

Ngjarja paraprake

“Dita e Veteranit”, Kastrati: Krenarë me kontributin e secilit ushtarë të UÇK-së, në luftën për liri e pavarësi

Ngjarja e ardhëshme

Me rikthimin e tre qendërmbrojtësve...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian