SHBA: Numri i vrasjeve u rrit për 30 për qind më 2020

Numri i vrasjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit për gati 30 për qind më 2020, në krahasim me vitin paraprak.

Kjo njëherësh është rritja më e madhe në nivel kombëtar, prej nisjes së grumbullimit të të dhënave më 1960 nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Sipas FBI-së, numri i vrasjeve ka arritur në 21,570, apo një rritje prej 4,901 për dallim nga viti 2019.

Të dhënat kanë treguar se shumica e vrasjeve janë kryer me armë, përkatësisht 76 për qind më 2020, për dallim nga 73 për qind më 2019.

Ekspertët nuk e kanë të qartë se çfarë qëndron mbrapa rritjes së shpejtë, ndonëse mbrapa saj mund të qëndrojnë vështirësitë ekonomike dhe sociale gjatë pandemisë së koronavirusit dhe rritja e shitjes së armëve.

Grupet për kontrollin e armëve kanë thënë se këto shifra janë dëshmi se kombit amerikan i duhen kontrolle më të rrepta për armët.

Krimet e lidhura me dhunën janë rritur për 5.6 për qind më 2020, ndërsa krimet e lidhura me prona kanë vazhduar trendin e uljes./REL

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Судиите не се чувствуваат доволно поврзани со работата на Судскиот совет

Ngjarja e ardhëshme

E kaluara e errët e 21-vjeçarit që ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë, si e çoi pas hekurave ish-e dashura e tij në 2018-ën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian