shba nuk do ti ktheje ukraines armet berthamore 674cc2dfe2b29

SHBA nuk do t’i kthejë Ukrainës armët bërthamore

December 1, 2024
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore, ndaj të cilave Kievi hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, thotë Jake Sullivan, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.

Zoti Sullivan i bëri komentet pasi u pyet në lidhje me një artikull të gazetës New York Times, të publikuar muajin e kaluar, në të cilin thuhej se zyrtarë perëndimorë, të paidentifikuar, kishin sugjeruar se Presidenti Joe Biden mund t’i kthente Ukrainës armët bërthamore përpara se të largohej nga detyra.

“Kjo nuk po shqyrtohet. Ajo që po bëjmë është shtimi i kapaciteteve të ndryshme konvencionale të Ukrainës, në mënyrë që të mund të mbrohen në mënyrë efikase dhe ta shtyjnë luftën në frontin rus, pa patur kapacitete bërthamore”, tha zoti Sullivan gjatë një interviste të dielën me rrjetin ABC News.

Rusia tha javën e kaluar se ideja ishte “çmenduri absolute” dhe se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska i dërgoi trupa në Ukrainë.

Si pjesë e Bashkimit Sovjetik, Ukraina i trashëgoi armët bërthamore pas shpërbërjes së tij në vitin 1991 por hoqi dorë nga këto armë në bazë të një marrëveshje të vitit 1994 që njihet si Memorandumi i Budapestit, në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Më 24 gusht të vitit 1991, parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, miratoi Aktin e Deklaratës së Pavarësisë së Ukrainës. Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e këtij vendi më 25 dhjetor të po atij viti dhe hapën ambasadën në kryeqytetin Kiev. Presidenti Bill Clinton e vizitoi Kievin tre herë – në 1994, 1995 dhe 2000./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

jepen informacionet e para per futbollistin italian 674cbf210d109
Story i mëparshëm

Jepen informacionet e para për futbollistin italian

moti javen e ardhshme 674cc358c7cb4
Story i radhës

​Moti javën e ardhshme

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë