SHBA miratoi “Ndalesën Khashoggi”, sanksionon dhjetëra zyrtarë sauditë

SHBA miratoi atë që quhet “Ndalesën Khashoggi”, një politikë e re për kufizimin e vizave sipas ligjit ekzistues që synon të ndëshkojë qeveritë që punojnë për të heshtur kundërshtarët jashtë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se pjesa fillestare e njerëzve që janë shënjestruar janë 76 individë sauditë, për të cilët SHBA besojnë se kanë tentuar të kërcënojnë kundërshtarët jashtë shtetit, përfshirë ata që janë përfshirë në vrasjen brutale të vitit 2018 të kolumnistit të gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi.

“Ndalesa Khashoggi lejon Departamentin e Shtetit të vendosë kufizime të vizave për individët të cilët, duke vepruar në emër të një qeverie të huaj, besohet të kenë qenë drejtpërdrejt të përfshirë në aktivitete serioze, eksterritoriale kundër kundërshtarëve, përfshirë ato që shtypin, provokojnë, mbikëqyrin, kërcënojnë , ose lëndojnë gazetarë, aktivistë ose persona të tjerë që perceptohen si kundërshtarë”, tha Blinken në një deklaratë.

Sipas Departamentit të Shtetit, edhe anëtarët e familjes së individëve të sanksionuar gjithashtu mund të përballen me ndalimin e vizave.

Përpos kësaj, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se Ahmad Hassan Mohammed al-Asiri, ish zv/Shefi i Presidencës së Përgjithshme të Inteligjencës së Arabisë Saudite, do të sanksionohet së bashku me ekipin e mbrojtjes personale të Mohammed bin Salman, të njohur si Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (RIF).

Departamenti tha se al-Asiri ishte “kryesuesi i operacionit” që çoi në vdekjen e Khashoggi-t dhe e kishte koordinuar atë me Saud al-Qahtani, një ish këshilltar i Oborrit Mbretëror të Arabisë Saudite i cili shihej si ndihmësi i parë i bin Salman-it.

Nga 15 personat që përbënin ekipin saudit të dërguar në Stamboll në vitin 2018, shtatë ishin nga RIF, sipas një raportit të komunitetit të inteligjencës amerikane që u publikua më herët.

Kjo është herën e parë që SHBA ka fajësuar publikisht bin Salman-in për operacionin që çoi në vdekjen e Khashoggi-t.

Raporti i deklasifikuar i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare arriti në përfundimin, bazuar kryesisht në analizën e CIA-s, se sundimtari “de facto” i mbretërisë “miratoi” operacionin për “kapjen ose vrasjen” e gazetarit.

Ne e bazojmë këtë vlerësim në kontrollin e Princit të Kurorës në vendimmarrjen në mbretëri, përfshirjen e drejtpërdrejtë të një këshilltari kryesor dhe anëtar i sigurimit të Muhamed bin Salman në operacion dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggi-n”, thuhet në raport.

“Që nga viti 2017, Princi i Kurorës ka pasur kontroll absolut të organizatave të sigurisë dhe inteligjencës së mbretërisë, duke e bërë shumë të vështirë që zyrtarët sauditë të kishin kryer një operacion të kësaj natyre pa autorizimin e Princit të Kurorës”, theksohet në përmbledhjen ekzekutive të raportit.

Khashoggi u vra brutalisht dhe me gjasë u copëtua në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018 nga zyrtarët sauditë. Zyrtarët sauditë fillimisht mohuan çdo rol në vdekjen e tij, por më vonë u përpoqën të fajësojnë një operacion të interpretuar gabimisht.

Këto sqarime janë refuzuar në një masë të gjerë.



. .

Ngjarja paraprake

Klubet spanjolle kanë humbur rreth 1 miliard euro nga pandemia COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Një fëmijë i rritur me dashuri nuk do të jetë kurrë i keq, apo egoist. Do të jetë i lumtur dhe i sigurt!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian