SHBA me masa të reja kufizuese pas shifrave të larta të infektuarve si pasojë e Ditës së Falendërimeve

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të shohin nëse festimet me rastin e Ditës së Falenderimeve do të rezultojnë me më shumë raste të COVID-19. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ShBA ka aktualisht mbi 13 milionë e 386 mijë raste ndërsa 266 mijë e 887 veta kanë humbur jetën.

Shumë amerikanë rikthehen në punë këtë javë pas pushimit për Ditën e Falenderimeve. Ndërsa mjaft njerëz vendosën të festojnë në shtëpi, të tjerë udhëtuan për t’u mbledhur me familjet tyre.Zyrtarët janë të shqetësuar se udhëtimet mund të shkaktojë përhapje më të madhe të koronavirusit.

Në nëntor, ShBA regjistruan më shumë se 4 milionë raste, një dyfishim i shifrave të tetorit dhe sipas drejtorit të Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, në dhjetor ato mund të shtohen edhe më shumë.

“Nuk duam të frikësojmë njerëzit, por ky është realiteti. Kemi paralajmëruar se kjo do të ndodhë kur temperaturat të bien dhe të fillojnë udhëtimet. Kjo po ndodh. E do të ndodhë sërish”, thotë ai.Pas shtimit të rasteve, bashkia me numrin më të lartë të banorëve në ShBA, Los Anxhelosi, lëshoi një urdhër që banorët të qëndrojnë në shtëpi për tre javë.

Në përfundim të sezonit të rregullt, Liga Kombëtare e Futbollit, ndaloi aktivitetet në hapësirat e ekipeve.Por kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, njoftoi hapjen e shkollave fillore, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm. Ekspertët amerikanë takohen këtë javë për të vendosur mënyrën e shpërndarjes së furnizimeve fillestare të një vaksine, sapo një kompani të sigurojë miratimin e qeverisë.

Ngjarja paraprake

Fetahu realizoi takim me kreun e KMSH-Tiranë, Spahiu

Ngjarja e ardhëshme

Brataj: Spitalet rajonalë hapen pasi të ezaurohet COVID 4! Vetëm izolimi i plotë mbyll shkollat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian