BBC raportoi më herët për paralajmërimin bombastik të Rusisë se marrëdhëniet e saj me SHBA ishin afër pikës së thyerjes. Vjen disa ditë pasi presidenti Joe Biden e quajti homologun e tij rus “kriminel lufte”.
Që kur Biden bëri deklaratën më 16 mars, etiketa është dëgjuar më shpesh në lidhje me Vladimir Putin.
Ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown dhe Sir John Major, kanë bërë thirrje për krijimin e një gjykate të re ndërkombëtare për të hetuar Putinin dhe ata që ndihmuan në planifikimin e pushtimit të tij në Ukrainë.
Dhe Pentagoni ka treguar se SHBA është e angazhuar në mënyrë aktive në hetimin e liderit rus.
“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë,” tha zëdhënësi John Kirby në një konferencë shtypi.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) po drejton procesin ligjor – pasi 39 vende kërkuan hapjen e një hetimi.