SHBA, mbi 170.000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 261.843, prej të cilëve 1.442 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për mbi 170 mijë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12.457.683.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 7,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 179 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me mbi 1.172.000 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.213 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,1 milionë raste dhe Brazili me mbi 6 milionë.



. .

Ngjarja paraprake

Autoritetet greke kthejnë mbrapa 20 punëtorë sezonalë, një prej tyre rezultoi pozitiv në testin e shpejtë për Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Eu Gjakovë eu, po poshtë keni ra, dikush duhet të skuqet! KEK-u as në tokë as në qiell, ja renditja

të fundit nga