SHBA lejon mediat të marrin pamje në vendet ku mbahen fëmijët e emigrantëve në kufi me Meksikën

Shtëpia e Bardhë lejoi për herë të parë që mediat të marrin pamje në vendet ku mbahen fëmijët e emigrantëve në kufi me Meksikën gjatë vizitës që kryen disa anëtarë të Kongresit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në SHBA vazhdon të diskutohet qëndrimi i administratës së presidentit Joe Biden dhe rritja çdo ditë e më shumë e numrit të fëmijëve të pashoqëruar që vijnë në vend me rrugë të paligjshme.

Një grup i përbërë nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarët e Kongresit Amerikan, sot vizituan qendrën e emigrantëve “Carrizo Springs” në Teksas.

Gjatë vizitës Shtëpia e Bardhë lejoi për herë të parë që anëtarët e mediave të hyjnë në qendrat ku mbahen fëmijët.

Por, gjithashtu theksohet se kompleksi në fjalë është i lidhur me Departamentin Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humanitare dhe se ende nuk është lejuar hyrja në komplekset që janë të lidhura me njësinë e Rojës Kufitare dhe Doganore të SHBA-së në të cilën mbahet pjesa më e madhe e fëmijëve.

Në anën tjetër tërhiqet vëmendja se në qendrën në fjalë ku mbahen fëmijët nuk ka mjedise për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe se qendra po mbipopullohet gjithnjë e më shumë.



. .

Ngjarja paraprake

Objektivi i Ferrarit

Ngjarja e ardhëshme

Nushi dhe Eanda së shpejti vijnë me një bashkëpunim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian