​SHBA kufizon vizat për zyrtarët kinezë për shkak të pakicave

Shtetet e Bashkuara po kufizojnë vizat për zyrtarët kinezë për shkak të përfshirjes së tyre në “akte represive” kundër grupeve të pakicave etnike dhe fetare, tha sot sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, raporton Reuters.

Sipas një studimi kinez që ka parë BBC, politika e Kinës për zhvendosjen e qindra- mijëra ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike nga provinca Xinjiang në punë të reja që shpesh janë shumë larg shtëpive të tyre, po rrallon popullsinë e tyre.

Qeveria mohon përpjekjet për të ndryshuar demografinë e zonës në perëndimin e largët dhe thotë se qëllimi i kalimit në vende të reja pune është rritja e të ardhurave dhe zbutja e papunësisë dhe varfërisë kronike rurale.

Ka 56 grupe të ndryshme etnike në vendin më të populluar në botë.

Përveç kinezëve Han, disa nga grupet etnike më të njohura janë tibetianët, ujgurët, mongolët, hui (myslimanët kinezë), por ka edhe grupe etnike pak të njohura nga Azia Qendrore, Siberia dhe Azia Jugore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ledri Vula dhe Noizy bëhen sërish bashkë, çfarë i lidhi këtë herë reperët?

Story i radhës

Lul Basha shkatërroi PD-në si Isa Mustafa LDK-në !!

Të fundit nga