SHBA kryen sulm ndaj grupeve me mbështetje iraniane në Siri

Ushtria e SHBA-së, kreu sulm ndaj një objektivi të grupeve me mbështetje iraniane në Siri me arsyen se kanë lidhje me sulmet në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes në një deklaratë për AA konfirmoi se kanë kryer një sulm me objektiv një grup që Irani mbështet në Siri dhe i cili mendohet se ka lidhje me sulmet me raketa në Bagdad dhe Erbil.

Teksa zyrtari nuk dha detaje lidhur me sulmin, në lajmet në median amerikane pretendohet se presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi sulmin dhe se ky është vetëm një sulm ajror.

U goditën objektet e grupeve të mbështetura nga Irani

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby, ka deklaruar se “Me udhëzim të presidentit Joe Biden forcat amerikane zhvilluan në lindje të Sirisë një sulm ajror ndaj një strukture e cila përdoret nga grupet e armatosura me mbështetje iraniane”.

“Ky sulm është kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të ndërmarrë kohët e fundit në Irak. Ky sulm shkatërroi veçanërisht shumë objekte në pikën e kontrollit kufitar të grupeve me mbështetje iraniane, përfshirë Kata‘ib Hezbollah dhe Kata‘ib Sayyid al-Shuhada”, tha Kirby.

Duke shpjeguar se sulmi është kryer duke u këshilluar me vendet e koalicionit kundër DEASH-it, Kirby theksoi se kjo është kryer në mënyrë proporcionale për mos të tensionuar situatën e përgjithshme në Irak dhe Siri.



. .

Ngjarja paraprake

Edhe një deputete braktis koalicionin qeveritar

Ngjarja e ardhëshme

Shqipja kapet në kafe me Andin dhe Melisën? Del video që i nxjerr zbuluar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian